Please enter at least 3 characters.

Shiu dhe erërat e fuqishme shkaktojnë disa dëme materiale në Kamenicë

2020/08/117904527_731755457670106_6415559918722661576_n.jpg

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mbrëmjen e sotme kanë shkaktuar disa vërshime në Komunën e Kamenicës.

Në këtë komunë ka pasur edhe disa erëra të fuqishme duke shkaktuar kështu disa dëme materiale.

Në disa fotografi të cilat i ka publikuar fotografi Arian Mavriqi shihen disa objekte të rrëzuara e po ashtu edhe disa pemë.

Shi i rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh ka pasur edhe në disa komuna të Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, më herët ka njoftuar se java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell. Ndërsa, nga dita e hënë deri te ënjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellur me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh. /Telegrafi/