Please enter at least 3 characters.

Shilegov: Jam i gatshëm të debatoj me opozitën për çdo gjë

2018/11/Petre-Shilegov-me-llogo.jpg

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në rrjetin social 'Facebook' shkroi se është i gatshëm të debatojë me opozitën për shitjen e 'shtëpisë së qytetit'.

"Kur të duan, ku të duan, në çdo medium, në çdo kohë, me çdo përfaqësues të opozitës, madje të vinë edhe 10 prej tyre, unë jam i gatshëm të ballafaqohemi dhe të debatojmë për shitjen e shtëpisë së qytetit", shkruan Shilegov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se do të flasin edhe për politikat e opozitës maqedonase gjatë këtyre 27 viteve.

Ndryshe, EVN Maqedoni në ankand bleu shtëpinë e qytetit të Shkupit nga Bashkia e Shkupit për 12.7 milionë euro ndërsa opozita maqedonase kundërshtoi një gjë të tillë./Telegrafi/