Please enter at least 3 characters.

Shilegov: Deputetët e OBRM-PDUKM janë nervoz për shkak të proceseve gjyqësore që i presin (Video)

2016/06/Petre-Shilegov-e1513504505694.jpg

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë konferencës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë ka deklaruar se, deputetët e opozitës OBRM-PDUKM e mrbojnë krimin e Nikolla Gruevskit dhe për këtë shkak duan të ndërpresin shkarkimin e Marko Zvrlevskit nga funksioni i prokurorit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Janë nervoz për shkak të proceseve gjyqësore që i presin. I këshilloj ta ndryshojnë retorikën, me të cilën mundohen të shkaktojnë incidente në Kuvend'', ka thënë Shilegov.

Deputeti ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kandidatët e mundshëm nga LSDM, por nuk ka theksuar emra konkret, sepse, siç ka thënë, listat e mundshme analizohen dhe përgatiten. /Telegrafi/