Please enter at least 3 characters.

SHFMU “Liria” në Pogragjë në renovim e sipër, Hyseni: Investim për të ardhmen e nxënësve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se SHFMU “Liria” në Pogragjë është në renovim e sipër.

Sipas Hysenit, në këtë shkollë po punohet intesivisht, duke theksuar se kjo është një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve në arsim.

“Aktualisht, në këtë shkollë po punohet intensivisht për rinovimin e çatisë dhe fasadës së jashtme, ndërsa riparimi i plotë i ambientit të brendshëm veçse ka përfunduar”, ka thënë Hyseni.

Ai shton se ky investim synon të krijojë një mjedis më të sigurt, më të ngrohtë dhe më të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ndër të tjera, Hyseni potencon se çdo shkollë që përfiton nga këto përmirësime është një hap më afër të ardhmes që duam për fëmijët. /Telegrafi/