Please enter at least 3 characters.

Shfaqja "Romeo & Romeo" sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës

2024/10/463108212_1023711526459918_6192645407659486049_n-e1729067551540.jpg

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sonte do të jetë shfaqja "Romeo & Romeo", e cila do të fillon në ora 20:00.

"Përballë një shoqërie shtypëse, dashuria triumfon – ani pse gjithmonë me sfida, me peripeci, me dhimbje, por gjithmonë edhe me plot pasion për me ecë tutje. Shfaqja “Romeo & Romeo” e autores Uresa Ahmeti dhe me regjisore Arlinda Morina – Likin ka goditur fuqishëm mbi vlerat tradicionale të cilat jo shpesh na pengojnë të jemi vetja. E të jemi vetja është e domosdoshme, nuk ka as diskutim te kjo pjesë", thuhet në njoftimin e bërë nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Regjia: Arlinda Morina Liki
Autore: Uresa Ahmeti
Aktorët: Edon Shileku, Hajat Toçilla, Nol Musa, Queen Maggy, Diva, Zhaneta Xhemajli, Brianka, Ismail Cakolli - Semi
Ass.Regjie: Ismail Cakolli - Semi
Kostumet: Rinesa Ahmeti

Biletat janë pa pagesë, por duhet ta rezervoni ulësen tuaj në 044 430 693./Telegrafi/