Shenjat e urinës
Rrallë dikush jep ndonjë mendim për ngjyrën dhe qëndrueshmërinë e urinës së tyre, por ju duhet ta dini se aroma, qëndrueshmëria dhe ngjyra e këtij lëngu mund të thonë shumë për shëndetin tuaj.
Çfarë mund të kuptoni kur urina juaj ka ngjyrë:
Të verdhë të hapur ose pa ngjyrë: Mund të jetë shumë e holluar sepse keni pirë shumë lëngje. Kujdes! Nëse kombinohet dhe me simptoma të tjera, mund të tregojë pamjaftueshmëri të veshkave, transmeton Telegrafi.
Të verdhë të errët: Ka të bëjë me grumbullimin e urinës nga: tharja trupore, djersitja e tepërt, diare ose të vjella.
Portokalli ose të kuqërremtë: Mund të jetë shkak përdorimi i disa ilaçeve. Këshillohuni menjëherë me doktorin tuaj.
Rozë, të kuqe: Ka mundësi të jetë prej konsumimit të ushqimeve, si: panxhari dhe qershitë, të cilat kanë ngjyrë të theksuar ose prej marrjes së disa lloj ilaçeve të caktuara. Në qoftë se kjo ngjyrë vazhdon, atëherë këshillohuni me mjekun tuaj.
Në qoftë se është e shkumëzuar: Mundet të jetë një tregues i humbjes së proteinave, për shkak të ndonjë sëmundjeje në veshka. Komunikoni menjëherë me mjekun tuaj. /Telegrafi/


