SHBA përgatitet për stuhinë e fuqishme
Pati njoftime edhe për përmbytje në zonat bregdetare, por deri tani nuk ka patur asnjë lajm përsa i takon viktimave. Treqind mijë vetë u evakuuan nga zonat e ulëta bregdetare përpara se stuhia të godiste ishullin.
Stuhia e kategorisë 4 për nga forca tani ndodhet në Gjirin e Meksikës. Ajo po i drejtohet bregdetit jugor të SHBA-së.
Stuhia ka marrë jetën e 80 njerëzve në Karaibe, pjesa më e madhe e të cilëve në Haiti.
Në New Orleans kryetari i Bashkisë së qytetit, Ray Nagin nxori një urdhër të detyrueshëm për evakuim dhe dha këtë mesazh për ata që vendosnin ta injoronin udhëzimin e tij: "Nëse je kokëfortë, nëse nuk e merrni këtë seriozisht siç nevojitet, dhe nëse vendosnin të qëndroni, ju jeni vetëm".
Ai paralajmëroi se Gustav ishte një stuhi e fuqishme që do të forcohej edhe më shumë përpara se të godiste New Orleansin.
Paralajmërimi vjen në kohën që qyteti përkujton 3-vjetorin e shkatërrimeve që solli uragani Katrina, prej të cilit vdiqën qindra vetë dhe u shkaktuan dëme me vlerë 80 miliard dollarë. /bbc/


