Please enter at least 3 characters.

Shaqiri: Kam ardhur te Liverpooli për të ndihmuar skuadrën

2018/11/Xherdan-Shaqiri-1.jpg
278:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 11: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Liverpool FC and Fulham FC at Anfield on November 11, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Xherdan Shaqiri është shprehur për golin dhe fitoren e Liverpoolit ndaj Fulhamit.

Ylli shqiptar i Reds ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshjet e fundit për skuadrën e Klopp.

27-vjeçari shpreson që ekipi të vazhdojë me paraqitje të mira në rrugën drejt titullit dhe ai me paraqitje të mira.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Harkim shumë i mirë, përfundim i bukur. Dua të ndihmoj skuadrën", ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

"Kur është gol apo asistim, është gjithmonë mirë për skuadrën. Erdha në verë për të ndihmuar këtë skuadër të shkoj para".

"Jam shumë i lumtur me paraqitjet e mija, vetëm duhet të vazhdoj kështu dhe të stërvitëm shumë çdo ditë. Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund".

"Ishte e rëndësishme paraqitja e mirë ekipore pas humbjes në Ligën e Kampionëve. Ne ende jemi të pamposhtur në Ligën Premier. Ishte paraqitje e mirë, shënuam dy gola dhe nuk pranuam asnjë, ishim edhe pak me fat. Duhet të vazhdojmë kështu".

"Tani është pushimi i përfaqësueseve dhe ne dëshironim të fitonim para kësaj. Tani të gjithë shpresojmë që të kthemi shëndosh mirë nga përfaqësueset. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në rrugë të mirë", ka shtuar Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit. /Telegrafi/