Please enter at least 3 characters.

Shania Twain kërkon falje pasi tha se do të kishte votuar për Donald Trumpin

2018/04/ShaniaTwain-2.jpg
288:"NEW YORK, NY - AUGUST 28: Shania Twain performs during the opening ceremony on Day One of the 2017 US Open at the USTA Billie Jean King National Tennis Center on August 28, 2017 in the Flushing neighborhood of the Queens borough of New York City. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Shania Twain ka kërkuar falje për shkak të komenteve, në të cilat kishte pohuar se do të kishte votuar për Donald Trumpin në vitin 2016, pasi ai është i sinqertë.

Këngëtarja kanadeze gjatë një interviste të fundit ka thënë se po të kishte votuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t'ia jepte votën presidentit aktual.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, pas kritikave të shumta, ajo ka kërkuar falje ndaj atyre që janë ndier të ofenduar me komentet e saja.

"Unë jam kundër diskriminimit të çfarëdo lloji dhe shpresoj që kjo është e qartë nga zgjedhjet që kam bërë, ndërsa njerëzit me të cilët e kaloj kohën, e dinë se unë nuk kam asnjë botëkuptim të ngjashëm me presidentin aktual".

"Jam përpjekur të sqaroj, si përgjigje ndaj një pyetjeje për zgjedhjet... Përgjigja ime ishte e pakëndshme, mirëpo nuk duhet të merret si përfaqësuese e vlerave të mia dhe as që unë e mbështes atë".

(Foto: Getty Images)

"Unë bëj muzikë për t'i bashkuar njerëzit. Rruga ime do të jetë gjithmonë ajo e përfshirjes, gjë që e tregon edhe e kaluara ime", ka shkruar Shania në Twitter.

Në intervistën për The Guardian, kur është pyetur për Trump, Twain është shprehur se do të votonte për të "sepse përkundër që është ofendues, ai duket i sinqertë". /Telegrafi/