Please enter at least 3 characters.

Shakira rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: Rrezikoja ta humb zërin

2018/06/Shakira1-2-e1528718352641.jpg
193:"LAS VEGAS, NV - MAY 18: Singer Shakira performs during the 2014 Billboard Music Awards at the MGM Grand Garden Arena on May 18, 2014 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas shtyrjes shtatëmujore, Shakira më në fund e ka nisur turneun El Dorado duke performuar hitet e saja që nga fillet e karrierës.

Mirëpo, muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për këngëtaren kolumbiane.

(Foto: Getty Images)

"Viti i fundit ka qenë një prej periudhave më të vështira në jetën time", ka thënë Shakira në një intervistë për BBC.

"Kam pasur dëmtim në kordat e zërit. Mund ta imagjinoni, në një moment nuk kam qenë e sigurt nëse do të mund të dal përsëri përpara njerëzve dhe t'i këndoj këngët e mia", ka rrëfyer 41-vjeçarja.

Ajo është pyetur nëse është dashur t'i nënshtrohet kirurgjisë, mirëpo këngëtarja ka theksuar se e ka tejkaluar problemin pa operacion.

(Foto: Getty Images)

"Mrekullisht, përkundër gjithë parashikimeve të mjekëve, jam shëruar pa intervenim. Të gjithë më thoshin se është dashur të operohem, por lezionet u zhdukën nga kordat e mia zanore".

"Jam lutur. Kisha harruar të lutem, mirëpo kur kaloni periudha të vështira, menjëherë ju kthehet besimi. Ia premtova Zotit se nëse përsëri do të mund ta përdor zërin tim, do të festoj çdo natë - dhe pikërisht këtë po e bëj", ka thënë Shakira. /Telegrafi/