Please enter at least 3 characters.

Shabani: Atmosfera e mirë do t’ia sjellë titullin Feronikelit

2016/01/shabani-atmosfera-e-mir-euml-do-t-rsquo-ia-sjell-euml-titullin-feronikelit_hd.jpg

Mesfushori fantastik la Teutën e Durrësit për Feronikelin dhe sigurisht që ka një arsye të madhe, pasi skuadra nga Drenasi është kampione vjeshtore dhe synon titullin në fund të stinorit.

Gjelbër e zinjtë po qëndrojnë në Durrës për fazën përgatitore, ndërsa Shabani tregon për Telegrafin atmosferën e mirë që mbretëron në klub, ku falë saj synojnë ta fitojnë edhe titullin.

“Aktualisht ndodhemi në Durrës për fazën përgatitore, ku po stërvitemi dy herë në ditë. Atmosfera është shumë e mirë në klub dhe kjo na jep shpresa për të ardhmen”.

“Gjatë kësaj jave do të zhvillojmë ndeshje tjera miqësore me skuadra nga Shqipëria dhe nga Kosova”, u shpreh Shabani për Telegrafi, duke treguar edhe synimet e skuadrës.

“Synimi i skuadrës natyrisht që është titulli i kampionit. Jemi në pozitën e parë në tabelë dhe synimi ynë është ta mbrojmë deri në fund atë. Atmosfera e mirë që po mbretëron në skuadër do të na sjellë titullin”, deklaroi Shabani. /Telegrafi/