Please enter at least 3 characters.

Sevilla në epërsi ndaj Barcelonës në ndeshjen e Superkupës

2018/08/PabloSarabia.jpg
293:"SEVILLE, SPAIN - JULY 26: Pablo Sarabia of Sevilla FC (L) celebrates scoring the third goal of his team during Sevilla v Ujpest UEFA Europa League Second Qualifying Round 1st leg match at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on July 26, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Sevilla e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Barcelonës të vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Kanë mjaftuar vetëm nëntë minuta që të shënohet goli i parë në ndeshjen që po zhvillohet në Stade de Tanger të Marokut.

Pablo Sarabia pranoi një pasim të shkurtë nga Luis Muriel në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë (9').

https://www.dailymotion.com/video/x6rwe3w

Fillimisht pati dyshime për pozitë jashtë lojë, mirëpo pas konsultimit të VAR-it u pa se goli ishte i rregullt.

Në vazhdim, Barcelona u përpoq menjëherë ta barazonte rezultatin, ndërsa një prej rasteve të mira e pati Lionel Messi që u mbrojt nga portieri andaluzian.

Duke qenë se Barcelona është edhe fitues i La Ligas edhe fitues i Kupës së Mbretit për sezonin e kaluar, në ndeshjen e Superkupës së sivjetme, katalunasit luajnë kundër finalistit të Copa del Rey.

Njëherësh, këtë vit ka një dallim, pasi që për dallim nga sezonet e kaluara, Superkupa zhvillohet vetëm në një ndeshje edhe atë në një stadium neutral, kësaj radhe në Marok. /Telegrafi/