Please enter at least 3 characters.

Sevilla konfirmohet si ‘mbret’ i Ligës së Evropës, triumfon me rikthim në finale ndaj Interit

2020/08/GettyImages-1267569259.jpg
363:"COLOGNE, GERMANY - AUGUST 21: Diego Carlos of Sevilla FC (C) and team mates celebrate their team's third goal, an own goal scored by Romelu Lukaku of Inter Milan (not pictured) during the UEFA Europa League Final between Seville and FC Internazionale at RheinEnergieStadion on August 21, 2020 in Cologne, Germany. (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Sevilla është fituese e edicionit 2019/2020 në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.

Skuadra spanjolle ka arritur të fitojë me përmbysje në finale ndaj Interit me rezultat 3-2, në një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës nisi me një penallti, kur Romelu Lukaku në minutën e tretë u pengua në zonë nga Diego Carlos.

Romelu Lukaku. (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images)

Sulmuesi belg ishte i saktë nga pika e bardhë duke kaluar Interin në epërsi.

Por gëzimi i zikaltërve nuk zgjati më shumë se shtatë minuta dhe Luuk de Jong me një gol të bukur me kokë barazoi gjithçka në 1-1.

Luuk de Jong. (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

Holandezi de Jong gjeti golin e dytë personal në këtë finale kur shënoi në minutën e 33-të pas asistimit të Banegas për epërsinë e Sevillës 2-1.

Inter u kundërpërgjigj shpejtë dhe vetëm tre minuta më vonë barazuan me mbrojtësin uruguaian Diego Godin.

Me rezultatin e barabartë 2-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje finale.

Sevilla - Inter . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare, edhe pse nuk pati gola të shumtë si në 45 minutat e para.

Dy skuadrat krijuan shumë raste, por u desh të pritej minuta e 74-të për ta parë golin e parë në pjesën e dytë.

Ishte qendërmbrojtësi Diego Carlos që shënoi një gol spektakolar me gërshërë i ndihmuar edhe nga devijimi i Lukakut për epërsinë e Sevillës 3-2.

Diego Carlos. (Photo by Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Inter tentoi me të gjitha forcat të barazoj rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Sevilla e fitoi edhe njëherë garën e dytë më të madhe për klube në Evropë.

Për klubin spanjoll kjo është hera e gjashtë që e fiton Ligën e Evropës, pasi më parë këtë gjë e kishin arritur edhe në edicionet 2005/2006, 2006/2007, 2013/2014, 2014/2015 dhe 2015/2016. /Telegrafi/

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1296888335546437632

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1296893671804219392

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1296894183538601995

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1296908310046793728