Please enter at least 3 characters.

Serbia nuk i lejon ekipet e Kosovës të kalojnë kufirin, iu duhet të ndryshojnë destinacion

2022/05/282137410_5152768944843479_3827413609295798075_n.jpg

Kosova do të ketë dy ekipe përfaqësuese në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20 që do të zhvillohet në Rumani .

Te femrat dyshen Yllka Jashari/Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, ndërsa tek meshkujt Erion Bajrami/Albi Macula, të drejtuar nga Faton Mustafa,

Ekipet nisën rrugëtimin për në Rumani natën e mbrëmshme, pasi iu urua fat dhe suksese nga krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Kontigjenti kosovar u detyrua të ndërronte itinearin e udhëtimit, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin, thuhet në reagimin e FVK-së.

"Dardanët" u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në destinacionin respektiv. /Telegrafi/