Please enter at least 3 characters.

Serbia falenderon vendet islamike për mosnjohjen e Kosovës

2016/01/f.0831192211139_m.gif

Mrkic ka apeluar te këto shtete që të përmbahen nga njohja e pavarësisë së Kosovës para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ai ka përsëritur atë që, siç ka thënë ai, tashmë edhe zogjtë e dinë: “se Serbia kurrë, në çfarëdo rrethanash, nuk do ta njohë pavarësinë, të cilën njëanshëm e kanë shpallur autoritetet e pakicës shqiptare në Kosovë”.

Mrkic ka thënë se Serbia i qëndron besnike përcaktimit për arritjen e zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët për Kosovën. /Telegrafi/