Please enter at least 3 characters.

Sekrete bukurie nga Engjëjt magjepsës

2016/01/sekrete-bukurie-nga-engj-euml-jt-magjeps-euml-s_hd.jpg

Devon Windsor
“Kam mësuar se mashat për të bërë kaçurrela që nuk kanë kapëse janë shumë më të thjeshta për t’u përdorur. E kam një dhe e dashuroj. Gjithashtu një vijëzues ngjyrë kremi në këndin e brendshëm të syrit i bën ata të bien më shumë në sy dhe duket më natyrale se e bardha apo e zeza.”

Alessandra Ambrosio
“Mendoj se përkujdesja për lëkurën – eksofilimi, hidratimi, aplikimi i bronzerit apo shkëlqyesve – i jep trupit një shkëlqim për daljet në sfilata apo tapete të kuq. Njerëzit përkujdesen për fytyrën por shpesh e harrojnë trupin.”

Lindsay Ellingson
“Dick Page (grime, artist i sfilatës) na ka vënë të gjithave buzëkuqin, fillimisht. Gjeni një përbërje kremoze në ngjyrë rozë dhe aplikojeni në mollëza. Më pas vendosni kremin pudër. Duket kaq natyrale. Mendoj se është këshilla më e mirë e bukurisë që kam marrë ndonjëherë.

Doutzen Kroes
“Gjithmonë përdorni kthyes qerpikësh. Gjeni një të mirë dhe mbajeni gjithmonë me vete."

Izabel Goulart
“Mbani gjithmonë një shishe uji me vete. Seriozisht.” /Telegrafi/