Please enter at least 3 characters.

Sejdiu: Arritje e madhe ta mposhtësh Prishtinën në kryeqytet

2016/01/sejdiu-arritje-e-madhe-ta-mposht-euml-sh-prishtin-euml-n-n-euml-kryeqytet_hd.jpg

“Kjo pa dyshim është një fitore me vlera të mëdha. Ta mundësh Prishtinën në kryeqytet është një arritje e madhe, duke pasur parasysh dallimin që ekziston si në cilësi, ashtu edhe në organizim të klubeve”, ka theksuar Sejdiu për “Futbolli.info”.

Ai ka qenë i vetëdijshëm se Prishtina do ta dominojë ndeshjen sa i përket zotërimit të topit dhe pikërisht në këtë aspekt e ka përgatitur edhe skuadrën. “Ne kemi qenë të përgatitur për këtë dominim të Prishtinës. Çelësi i fitores ishte tek disiplina e fazës së mbrojtjes, por natyrisht se edhe sulmi e kreu me sukses punën e vet, duke shënuar njp gol që na mjaftoi për tri pikë të rëndësishme. Të arrish ta ruash epërsinë me 10 lojtarë kundër Prishtinës s’do mend se është diçka e veçantë”, ka shtuar Sejdiu.

Mjaft i lumtur ishte edhe portieri, Granit Kolshi, i cili arriti ta mbajë portën e tij të paprekur: “Ishte lojë shumë e vështirë. Prishtina është një ekip i madh, por ne u treguam stabil në mbrojtje dhe me meritë fituam tri pikë”, ka thënë Kolshi. Ndeshjen e ardhshme Feronikeli e luan para tifozëve të vet kundër Trepçës’89. /Telegrafi/