Please enter at least 3 characters.

Sassuolo bëhet klubi i parë i Serie A që konfirmon rikthimin në stërvitje

2020/02/Sassuolo-Roma.jpg
300:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - FEBRUARY 01: Francesco Caputo of Sassuolo celebrates after scoring his second goal during the Serie A match between US Sassuolo and AS Roma at Mapei Stadium - Città del Tricolore on February 01, 2020 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Sassuolo është bërë klubi i parë në Serie A që ka njoftuar tashmë datën e rikthimit në stërvitje, pas pushimit të detyruar rreth dy muajsh shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Rajoni i Emilia-Romagna njoftoi më herët këtë javë se klubet profesionale mund të rifillojnë aktivitetin sportiv, në përputhje me distancimin shoqëror.

Edhe pse Parma dhe Spal po preferojnë të presin FIGC dhe qeverinë për të arritur një marrëveshje për protokollin shëndetësor, Sassuolo ka vendosur të ec përpara.

“Sassuolo njofton se nga e hëna 4 maj, do t'u japim lojtarëve përdorimin e fushave të Qendrës së Futbollit Mapei për seanca opsionale, individuale”.

“Lojtarët do të lejohen të hyjnë në fusha, në përputhje me rregullat e distancimit shoqëror, ndërsa hyrja në ambiente të mbyllura (zhveshtore, palestra, zyra) do të ndalohet”.

“Seancat individuale, të cilat do të zhvillohen gjatë mëngjesit, ku nga e hëna në të premten, do t’i përdorin tre fusha dhe gjashtë lojtarë në orë , ku nuk do të marrin pjesë stafi teknik, ndërsa mbikëqyrja mjekësore do të jetë në dispozicion”, thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit italian.

Napolit gjithashtu i është dhënë leje për të rifilluar punën më 4 maj, por akoma nuk e ka konfirmuar rikthimin në stërvitje. /Telegrafi/