Please enter at least 3 characters.

Sarri vlerëson lartë portierin e Bilbaos, por nuk e di nëse do ta ketë në ekip

2018/04/Kepa.jpg

Maurizio Sarri vlerëson potencialin e zëvendësimit të Thibaut Courtois me Kepa Arrizabalagan.

Por, trajneri italian ka refuzuar të flasë për spekulimet që e lidhin belgun me një lëvizje në Real Madrid.

Portieri i The Blues tash e dy ditë po refuzon që t’i bashkohet stërvitjeve te skuadra e Chelseat.

Courtois drejt Madridit (Getty Images)

Ndërkohë, gardiani i ri i Athletic Bilbaos, Kepa njoftohet është në prag të bashkimit me ekipin londinez.

"Nëse nuk di asgjë për Courtoisin, nuk di asgjë për Kepa, natyrisht", tha ish-trajneri i Napolit.

"E pashë atë një vit më parë, përshtypja ime e parë ishte se është një portier shumë i mirë, shumë i ri dhe me perspektiv", tha ai.

Rreth largimit të Courtoisin, Sarri shtoi "Unë nuk e di në këtë moment, dua të flas me klubin dhe pastaj do të vendosim për këtë".

Theksojmë se Chelsea triumfojë pas penalltive kundër Lyonit në kuadër të ndeshjeve miqësore. /Telegrafi/