Sarri, objektivi numër një i Chelseat
223:"MILAN, ITALY - APRIL 15: SSC Napoli coach Maurizio Sarri looks on before the serie A match between AC Milan and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on April 15, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Insigne dhe Sarri . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images
19/04/2018
Menaxhmenti i Chelseat, e kanë zgjedhur trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri si pasardhës të Antonio Contes.
Sipas The Daily Mail, trajneri 59-vjeçar konsiderohet si zgjedhja e parë e Roman Abramovich.
‘The Blues’ janë duke marrë në konsideratë emra të njohur për trajner si Luis Enrique dhe Thomas Tuchel.
Sarri ka një klauzolë për largimin e tij prej 7 milionë eurove.
Ai është në krye të listës pasi ditë më parë ka thënë se po e mendon largimin nga Serie A.
Napoli vetëm ka filluar të mendojë për zëvendësimin e tij.
Sarri bëri emër me Empoli kur në Serie A tregoi lojëra shumë të mira me këtë skuadër.
Ai është një nga trajnerët që zhvillon futbollin më të bukur në Evropë./Telegrafi/


