Please enter at least 3 characters.

​Santos kërcënon Francën: Nesër do të jetë dita e Portugalisë

2016/07/santos.jpg

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos beson se skuadra e tij mund ta fitojë trofeun e Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.
Portugalia nesër përballet me Francën në finalen e Parisit. Tekniku portugez është i bindur se skuadra e tij nesër do të ketë paraqitje të mirë kundër ‘Gjelave’.

Santos thotë se nesër do të jetë dita e Portugalisë.

“Nesër do të jetë dita jonë”, ka thënë Santos. Finalja mes Francës dhe Portugalisë luhet në Stade de France dhe nis në orën 21:00.