Sannino në Tiranë
09/11/2011
Burime diplomatike i thanë “Zërit të Amerikës” se përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian do të qëndrojë në kryeqytet deri të enjten, e do të ketë takime me të dyja palët.
Shumica dhe opozita kanë rënë dakort në parim për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, i pari, që lidhet me reformën zgjedhore dhe i dyti, që ka të bëjë me një kërkesë të opozitës për ndryshime në rregulloren e parlamentit, ndonëse kjo nuk është bërë ende publike, për sa kohë mbetet ende pezull çështja, që ka të bëjë me ligjet, të cilat kërkojnë një votim me tre të pestat në parlament, pra dhe mbështetjen e opozitës.
Kjo çështje në fakt këto ditë është përmendur shumë nga të dy krahët. /Telegrafi/


