Samsung përgatit një model të avancuar të telefonit në Windows Phone
Faqja indiane Zauba thotë se e ka parë të listuar modelin e ri të telefonit të Samsung të koduar si SM-W750V, dhe se i njëjti do të mbështetet në Windows Phone, për ta ulur varësinë e kompanisë ndaj sistemit më të madh operativ mobil, Google Android.
Sipas listimit thotë Zauba, telefoni i ri i Samsung do të jetë një model i avancuar i cili do ta ofrojë ekranin e ndjeshëm me diagonalen prej 5 inç, ndërsa çmimi i këtij modeli do të sillet rreth 540 dollarë, që nënkupton se karakteristikat e këtij modeli do të jenë të krahasueshme me ato të modeleve të fundit të prodhuar nga Samsung.
Siç është thënë edhe më herët, Samsung është duke eksploruar mundësi të reja sa i përket sistemeve operative mobile, dhe së fundmi kompania ka lansuar platformën e saj mobile të njohur si Tizen.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Samsung do të largohet pjesërisht nga Android, apo do të ofrojë edhe opsione të tjera për përdoruesit, pa e braktisur sistemin kryesor operativ për telefonat e saj mobil. / Telegrafi /


