Please enter at least 3 characters.

Salihu: Jam i kënaqur me formën time

2016/01/salihu-jam-i-k-euml-naqur-me-form-euml-n-time_hd.jpg

Salihu deri tani me fanellën e Bardhekaltërve ka shënuar dy gola. “Jam i kënaqur me formën personale, sidomos në katër ndeshjet e fundit, ku kam luajtur në pozitën time të preferuar si qendërsulmues. Në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni pres të zhvilloj paraqitje edhe më të mira, duke i ndihmuar skuadrës të përfundojë në pozitë sa më të lartë në renditjen tabelore”, ka thënë Salihu, i cili gjatë vjeshtës ishte ndër lojtarët më të mirë në skuadrën e Ferizajt.

Të mërkurën Prishtina luan ndaj ish-skuadrës së Salihut dhe kjo do të jetë ndeshje e veçantë për njërin nga lojtarët më të mirë në vend. /Epokaere/Telegrafi/