Please enter at least 3 characters.

Salah paralajmëron largimin nga Liverpooli

2020/02/GettyImages-1207344043.jpg
292:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 18: Mohamed Salah of Liverpool FC protests to the referee during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Atletico Madrid and Liverpool FC at Wanda Metropolitano on February 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mohamed Salah ka befasuar tifozët e Liverpoolit duket thënë se ai mund të largohet klubi.

Anësori egjiptian kaloi te The Reds nga Roma në vitin 2017, duke arritur të fitonte Ligën e Kampionëve dhe tani Ligën Premier në vetën tri sezone.

Salah është pjesë e rëndësishme e Liverpoolit, ndërsa ka fituar edhe dy herë Këpucën e Artë në vitin 2018 e 2019.

Dejan Lovren, Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

Egjiptiani ka arritur të shënojë 19 herë, duke arritur në shifrën e 94 golave në vetëm 151 ndeshje.

Gjatë një interviste për LA FM Colombia ai ka thënë: “Dua t’i shijojë këto ditë, pasi të ardhmen askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Do shohim çfarë do të ketë”.

“Ne kemi fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe jam i lumtur. Të shohim çfarë do na sjell e ardhmja”, ka shtuar më tej ai.

Liverpooli ka vetëm edhe një ndeshje të mbetur për këtë edicion, e që është ajo ndaj Newcastle United që zhvillohet të dielën. /Telegrafi/