Please enter at least 3 characters.

Salah: Nuk mu dha rasti te Chelsea, prandaj u ktheva për ta treguar futbollin tim

2018/04/MohamedSalahlb.jpg
285:"WEST BROMWICH, ENGLAND - APRIL 21: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his sides second goal during the Premier League match between West Bromwich Albion and Liverpool at The Hawthorns on April 21, 2018 in West Bromwich, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)
12:"Getty Images

Mohamed Salah ka thënë se gjithmonë e ka ditur se do të kthehej në Ligën Premier dhe do të arrinte sukses, pas periudhës zhgënjyese që e kaloi te Chelsea.

Egjiptiani ishte transferuar te Blutë në vitin 2014 nga Baseli. Mirëpo, kishte regjistruar vetëm 13 paraqitje në kampionatin anglez nën drejtimin e Jose Mourinhos.

(Foto: Getty Images)

Pastaj fillimisht u huazua te Fiorentina, pastaj te Roma, ku edhe nënshkroi kontratë të përhershme.

Në verën e kaluar, ai u transferua te Liverpooli dhe në sezonin debutues me Redsat ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kjo bëri që të shpallej 'PFA Lojtari i Vitit' për sezonin 2017/2018.

"E kam menduar që nga dita e parë kur jam larguar nga Liga Premier se do (të vija këtu sërish dhe) do të kisha sukses".

"Nuk mu dha rasti te Chelsea, prandaj e kisha të qartë në mendjen time se do të kthehesha në Ligën Premier dhe do t'ua tregoja të gjithëve futbollin tim".

"Jam shumë i lumtur për cmimin, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi për atë që bëjnë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve", ka deklaruar Salah.

25-vjeçari la pas mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, në garën për më të mirin në futbollin anglez. /Telegrafi/