Sabotuesit rusë tentojnë të thyejnë linjën mbrojtëse të ukrainasve, operatorët e dronëve i vërejnë – e pësojnë keq ushtarët e Putinit
Forcat mbrojtëse ukrainase kanë neutralizuar një grup sabotuesish rusë që ishin infiltruar brenda pozicioneve mbrojtëse të ukrainasve në drejtim të Vovchanskut.
Ishin operatorët e dronëve që i lokalizuan dhe pas një sërë analizash të kryera, u konstatua se ishin rusë të infiltruar brenda vijës mbrojtëse të ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Pasi morën dritën e gjelbër për veprim, operatorët e dronëve filluan me lëshimin e bombave drejt pozicioneve të tyre në një zonë malore.
“Kjo betejë përfundoi siq edhe ishte planifikuar kur të gjithë e kryen punën e tyre si është më së miri – forcat armike u shkatërruan”, u tha në njoftimin e ushtrisë ukrainase.
Kjo nuk është hera e parë që rusët me rroba civile por edhe përmes akteve sabotuese tentojnë të thyejnë apo t’i afrohen linjës mbrojtëse të ukrainasve, por se në shumicën e rasteve e kanë pësuar rëndë. /Telegrafi/


