Please enter at least 3 characters.

Rusia "dorëzohet" në Siri, tërheq luftanijet

2018/04/baza.jpg

Njëmbëdhjetë anije luftarake ruse të ankoruara në bazën ushtarake të Tartus në Siri në ndihmë të forcave të regjimit të Bashar Al Assad raportohet se janë larguar nga pozicioni i tyre.

Mediat izraelite raportojnë, duke iu referuar pamjeve satelitore, se 11 anijet luftarake nuk janë më të ankoruara në portin e bazës ushtarake të Tartus.

Largimi i luftanijeve ruse vjen pas deklaratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili paralajmëronte Rusinë të mërkurën që të përgatitej pasi SHBA do të bombardonte bazat ushtarake, transmeton TCH.

Donald Trump e përdori Twitter-n të mërkurën për të paralajmëruar se një sulm raketash në Siri është i afërt, disa orë pasi Kremlini u zotua për të shuar çdo raketë ndaj regjimit të Asadit si hakmarrje për mizoritë e gazit helmues të javës së kaluar në periferi të Doumës.

Trump ndoqi një postim të dytë Twitter, duke pretenduar se raporti i Amerikës me Moskën nuk ka qenë kurrë më i keq.

“Marrëdhënia jonë me Rusinë është më i keqi tani sesa ka qenë ndonjëherë, dhe kjo përfshin Luftën e Ftohtë”, shkroi në Twitter.

Ndërkohë, pas kërcënimit të Trump ka ardhur edhe reagimi nga presidenti rus.

Vladimir Putin ka shprehur shpresën se “mendimi praktik” përfundimisht do të mbizotërojë në botën moderne, e cila është duke u bërë “më kaotike”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Putin ka thënë se “situata aktuale ndërkombëtare është shumë shqetësuese”.

“Gjendja e çështjeve botërore po sjell vetëm shqetësime, situata në botë po bëhet më kaotike”, citohet të ketë thënë Putin të mërkurën, gjatë një ceremonie të pritjes së ambasadorëve në Rusi. /Telegrafi/