Please enter at least 3 characters.

Rrokulliset një veturë në Prizren - tre të lënduar, një në gjendje të rëndë

2022/10/prizren-1.jpg

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerët.

Shoferi është në gjendje kritike për jetë dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa, dy pasagjerët e lënduar janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Rrustë Kabashi’, pasi vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike e më pas janë rrokullisur”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/