Please enter at least 3 characters.

Rriten rastet me COVID-19, Belgjika detyron qytetarët të vendosin maskat në Bruksel

2020/08/8a45919e-aeb9-498b-ab1c-52d1cc00053b-1-scaled.jpg
235:"BRUSSELS, BELGIUM - AUGUST 04: People wearing masks walk at a street as the novel coronavirus (COVID-19) cases have increased to 70,314 on August 04, 2020, in Brussels, Belgium. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency via Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Maskat për fytyrë janë bërë të detyrueshme në rajonin e Brukselit në Belgjikë, sipas autoriteteve lokale.

Qeveria belge ka vendosur që rregulla e re të hyjë në fuqi gjatë ditës së mërkure (sot).

Masa vlen për cilindo person të moshës 12-vjeçare ose më të vjetër, "në hapësira publike, si dhe në ambiente private të arritshme për publikun", raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Vendimi vjen pasi rastet në rajon kaluan pragun e 50 rasteve ditore për 100 mijë banorë, tha qeveria e vendit.

Infeksionet javore në Belgjikë u rritën në fund të korrikut dhe zyrtarët e të gjitha shteteve evropiane po përpiqen të parandalojnë një valë të dytë të coronavirusit.

Ndryshe, Belgjika ka raportuar 75,008 raste të COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins, gjersa kanë ndërruar jetë 9879. /Telegrafi/