Please enter at least 3 characters.

Rrahje mes gjashtë personave në Prishtinë

2020/05/rrahje-masive.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, janë arrestuar gjashtë persona pasi që të njëjtit ishin rrahur mes veti.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që janë rrahur në mes veti.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/