Rooney do të bëhet baba për të tretën herë
10:"© Twitter
09/07/2015
Futbollisti anglez, Wayne Rooney dhe gruaja e tij, Coleen, janë në pritje të fëmijës së tretë.
Lajmin e ka konfirmuar vet sulmuesi i Manchester Unitedit përmes një postimi në Twitter.
“I entuziazmuar që unë dhe Coleen kemi në rrugë e sipër fëmijën tonë të tretë”, ka shkruar futbollisti.
Fëmija i parë i Rooneyt, Kai Wayne Rooney, ka lindur në nëntor të vitit 2009, ndërsa në maj të vitit 2013, gruaja e tij solli në jetë djalin Klay Anthony Rooney. /Telegrafi/


