Ronaldo e do Portugalinë në Rusi, nuk ka rëndësi sa gola i shënon
256:"BILBAO, SPAIN - MARCH 18: Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks on prior to the start the La Liga match between Athletic Club Bilbao and Real Madrid at San Mames Stadium on March 18, 2017 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images
26/03/2017
Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, thotë se kualifikimi i kombëtares së tij në 'Rusia 2018' është shumë më i rëndësishëm se rekordi i tij i golave.
Superylli i Real Madridit e gjeti dy herë rrjetën në fitoren prej 3-0 kundër Hungarisë në Estadio da Luz, derisa golin tjetër e shënoi Andre Silva.
Kështu, CR7 i ka shënuar nëntë gola në pesë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa e ka ngritur në 70 numrin total të golave për Portugalinë.
Kjo statistikë e ka bërë atë golashënuesin e katërt më të mirë nga përfaqësueset evropiane.
"E di sa gola i kam shënuar, por kjo nuk është më e rëndësishmja. Ajo që ka rëndësi është fitorja dhe jemi në garë për të shkuar në Kampionatin Botëror", ka thënë Ronaldo për RTP. /Telegrafi/


