Please enter at least 3 characters.

Rolling Stones triumfojnë në NME Awards

2016/01/f.0228161811124_m.jpg

Rokerët britanik festuan fitore të dyfishtë pasi u shpërblyen me çmimin në kategorinë “Best Live Band| dhe “Best Music Film” për “Crossfire Hurricane”

Ronnie Wood, i cili ndoqi ceremoninë me bashkëshorten e tij të re Sally, ka thënë se është i ngazëllyer me shpëblrimet.

“Falemnderit. Mick, Keith dhe Charlie ishin shumë nervozë të dalin në skenë nga prapaskena, andaj dola unë. Me kohë mendoj se ky është një spektakël i mirë shpërblimesh dhe ju falënderoj” ka thënë Roonie.

Florence Welch i grupit Florence And The Machine po ashtu morri dy shpërblime, për kategorinë “Best Solo Artist” për të dytin vit radhazi dhe për “Best Dance-floor Anthem” për bashkëpunimin me Calvin Harris, “Sweet Nothing”.

Nga fituesit tjerë, “The Killers” fituan shpërblimin “Best International Band”. /Telegrafi/