Please enter at least 3 characters.

Robertson i lumtur që Shaqiri është përshtatur kaq shpejt te Liverpooli

2018/12/Xherdan-Shaqiri-3.jpg
341:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 16: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates with team mates Andy Robertson and Mohamed Salah of Liverpool following their side's victory in the Premier League match between Liverpool FC and Manchester United at Anfield on December 16, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson, e ka lavdëruar Xherdan Shaqirin për përshtatjen e shpejtë me Reds.

Skocezi e kupton se ka dëshpërim në skuadër për ata që nuk luajnë nga minuta e parë, por kur futen ata japin maksimumin dhe kjo është në të mirë të skuadrës.

"Ai po i kthen shanset në mirën e vet. Ai ka mësuar mënyrën e lojës tonë. Ka qenë fantastik gjatë gjithë sezonit, këtë e tregojnë edhe statistikat".

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"E shikon bankën rezervë dhe aty ka fytyra të dëshpëruara që nuk luajnë nga fillimi, kjo është bukura të kesh një skuadër të mirë".

"Shaq futet në lojë dhe i tregon të gjithëve se çfarë mund të bëjë, shënon dy gola dhe rrëmben titujt. Por, edhe zëvendësuesit tjerë kanë bërë mirë, Hendo u fut dhe fitoi çdo ndërhyrje në top dhe nuk humbi asnjë duel në ajër ndaj Fellainit".

"Këta djelmosha që para ndeshjes ishin të dëshpëruar, u futën dhe bën një diferencë të madhe. Ishte një paraqitje fantastike në të gjitha aspektet", ka thënë Robertson.

Shaqiri është paraqitur në 13 ndeshje në Ligën Premier, gjashtë nga ato kanë ardhur nga banka rezervë. Përkundër kësaj ai ia ka arritur të shënojë pesë gola dhe të dhurojë dy asistime në 627 minuta lojë. /Telegrafi/