Please enter at least 3 characters.

Rita Ora shfaq trupin e saj të tonifikuar në skenë, ndërsa dhuron një performancë të zjarrtë në Austri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj provokuese gjatë një performance në Austri, ku ka vënë në pah linjat e saj trupore në një set të guximshëm të brendshmesh.

Artistja 35-vjeçare ka performuar në qytetin alpin të Kitzbühel, duke sjellë një spektakël mjaft energjik dhe sensual, që nuk la shumë vend për imagjinatë, shkruan DailyMail.

Rita u shfaq në skenë me një set të zi sateni, duke ekspozuar fizikun e saj të tonifikuar dhe duke dominuar skenën me vetëbesim të plotë.

Ajo i dha edhe më shumë efekt pamjes së saj me çizme të larta prej lëkure, deri mbi kofshë, të lidhura me një mbajtëse ngjyrë rozë të ndezur, që e bënte paraqitjen edhe më tërheqëse.

Në një tjetër dukje, Rita kombinoi një korse të zezë mbi një bluzë të bardhë të shkurtër, ndërsa veshjen e plotësoi me një xhaketë gri prej gëzofi artificial, të hedhur lehtë mbi krahë.

Pas performancës, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi “të nxehta” nga skena dhe prapaskenat, duke shkruar krahas tyre: “Sonte vallëzojmë”, një mbishkrim që u prit me entuziazëm nga fansat.

Ky paraqitje vjen pasi Rita Ora ka folur së fundmi për fuqizimin e grave dhe dëshirën e saj për të mos u kufizuar vetëm në rolin e muzikantes.

Gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq, muajin e kaluar, ajo u shpreh se vazhdon të mësojë çdo ditë dhe të thyejë kufijtë e vendosur.

Në eventin “Women In Cinema” në Jeddah të Arabisë Saudite, Rita deklaroi se gratë shpesh e kufizojnë veten në një kategori të vetme, gjë që sipas saj nuk është e nevojshme.

Ajo theksoi se e sheh veten gjithmonë si një “fillestare”, pasi është vazhdimisht në proces mësimi, duke shtuar se askush nuk duhet të hyjë në një ambient duke menduar se nuk ka fuqi, sepse fuqia ekziston brenda secilit.

Rita zbuloi gjithashtu se figura femërore që admiron më së shumti është nëna e saj, por përmendi edhe emra të mëdhenj të industrisë si Madonna, Blondie dhe Cher, gra që kanë ndërtuar karrierë përtej një fushe të vetme. Sipas saj, pikërisht kjo shumëdimensionale është ajo që e frymëzon dhe që ajo synon ta ndjekë.

Përveç muzikës, Rita Ora ka ndërtuar një karrierë të suksesshme edhe në televizion, duke qenë gjyqtare dhe mentore në formate të njohura si “The Voice UK”, “The X Factor” dhe “The Masked Singer” në Britani dhe SHBA. Ajo ka aktruar gjithashtu në filma si “Kung Fu Panda: Dragon Knight” dhe serinë “Fifty Shades”.

Në anën komerciale, Rita ka një portofol të gjerë bashkëpunimesh me marka të njohura të modës, bukurisë dhe pijeve, përfshirë Adidas, Primark, Escada, Rimmel, Próspero Tequila dhe Coca-Cola Zero Sugar.

Sipas dokumenteve financiare më të fundit, këngëtarja po gjeneron miliona nga muzika, televizoni dhe fushatat reklamuese. Kompanitë e saj, Ora Live dhe Ora Multi Services, kanë raportuar fitime prej rreth 4.8 milionë paundësh brenda një viti, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraprak.

Ora Live fokusohet në performanca dhe turne, ndërsa Ora Multi Services mbulon aktivitetet e saj më të gjera biznesore, duke reflektuar suksesin e vazhdueshëm të Rita Orës përtej skenës muzikore. /Telegrafi/