Please enter at least 3 characters.

Realizoi “golin e karrierës” me Zurichun, Valon Berisha: Doja vetëm të harkoja, nuk e tentova portën

Mesfushori Valon Berisha thotë se nuk tentoi të shënonte nga gjuajtja e lirë, pas një eurogoli që realizoi ndaj Servette.

Me një goditje të çmendur, Berisha e la të shtangur portierin derisa topi shkoi në korner të rrjetës.

Pas ndeshjes për mediat zvicerane, veterani i Kosovës duke qeshur konfirmoi se nuk tentoi të shënonte.

“Kjo është pyetja e ditës, apo jo? Jo, thjesht doja të harkoja dhe pastaj topi fluturoi për në rrjetë. Sigurisht jam shumë i lumtur, por më i lumtur me këtë fitore të luftuar”.

Berisha është bërë drejtuesi i mesfushës së Zurichut dhe për këtë ndihet i lumtur.

“Gjithnjë më ka pëlqyer të drejtoj dhe të marrë përgjegjësi. Jemi në rrugën e duhur, por ende mund të përmirësohemi”.

Ndërkohë, edhe kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi u nda i lumtur me fitoren e arritur.

“Pas një paraqitje ndaj St.Gallen, mendoj se e meritonim këtë eventualisht. Kjo eventualisht erdhi menjëherë në ndeshjen e radhës”.

“Dhamë gjithçka. Fitore tepër e rëndësishme për moralin tonë. Kur merr tre pikë, atëherë i meriton”./Telegrafi/