Realizohen 19 lindje dhe mbi 21 mijë analiza laboratorike në spitalin e Pejës gjatë javës së kaluar
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar statistikat e shërbimeve të ofruara gjatë javës së kaluar, ku përveç 19 lindjeve të kryera – prej tyre 12 djem dhe 8 vajza, përfshirë një lindje binjake – janë realizuar edhe një numër i madh intervenimesh dhe trajtimesh mjekësore.
Sipas njoftimit, në këtë periudhë janë kryer 2,837 vizita specialistike dhe janë pranuar 233 pacientë, me një mesatare prej 212 pacientësh të shtrirë çdo ditë, përcjell Telegrafi.
Laboratori ka trajtuar 1,884 pacientë, duke realizuar gjithsej 21,085 analiza.
Ndër shërbimet tjera mjekësore përfshihen 52 operacione të suksesshme, 215 dializa, 526 ekzaminime me rëntgen, 268 eho, 118 skanime CT dhe 61 MRI.
Po ashtu, janë kryer 13 ergometri, 30 ekokardiografi, 9 kolonoskopi dhe 15 gastroskopi.
Në kuadër të shërbimeve fiziatrike, gjatë javës së kaluar janë ofruar gjithsej 288 trajtime për pacientët.
Spitali ka theksuar se këto shifra pasqyrojnë përkushtimin e stafit mjekësor për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët e rajonit. /Telegrafi/


