Please enter at least 3 characters.

Real Madridi fiton në shtëpi ndaj Villarrealit

2019/05/Vallajo-Mariano-Diaz.jpg
278:"MADRID, SPAIN - MAY 05: Jesus Vallejo of Real Madrid celebrates as scores his team's second goal with Mariano during the La Liga match between Real Madrid CF and Villarreal CF at Estadio Santiago Bernabeu on May 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Villarrealit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.

Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka arritur t'i kthehet fitoreve në kampionat pas dy ndeshjeve, duke triumfuar në Santiago Bernabeu.

Ndeshja nisi me një gol të shpejt të vendasve, të cilët pas vetëm dy minutave arritën të shënojnë me anë të Mariano Diaz për 1-0.

Megjithatë, mysafirët arritën të kthehet në lojë në minutën e 11-të me anë të Gerard Moreno që shënoi për 1-1, ndërsa Jesus Vallejo (40') qoi Reali në pushim me epërsi 2-1.

Vallejo dhe Mariano ia siguruan fitoren Realit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, ku përveç rasteve të krijuara, të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Fillimisht ishin vendasit që shënuan me anë të Marianos (49') për 3-1, ndërsa në minutat shtesë ishte Jaume Costa që vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e tretë me 68 pikë, ndërsa Villarreali renditet i 15-ti me 40 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Real Sociedadi, ndërsa Villarreali e pret Eibarin. /Telegrafi/