Please enter at least 3 characters.

Real Madridi fiton El Clasicon fantastik ndaj Barcës dhe rimerr kreun e La Ligas

2020/03/vinicius.jpg
276:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Vinicius Junior of Real Madrid celebrates after scoring his team's first goal during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në El Clasicon që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të në La Liga me rezultat 2-0.

Blaugranasit e filluan më mirë takimin, pasi kishin dominimin e topit dhe shanset për të shënuar gol.

Lionel Messi dhe Antoine Griezmann kishin shanset më të mira, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në 45 minutëshin e dytë, madrilenët kishin një tjetër fytyrë, duke krijuar më shumë raste dhe kishin lojën më nën kontroll.

Ishte minuta 71-të kur gjërat për skuadrën e Zinedine Zidanes ndryshuan, pasi Vinicius Junior që pranoi një asistim nga Toni Kroos, mposhti Marc-andre ter Stegen.

Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Messi më pas kishte një shans të artë që t’i barazonte shifrat, por në momentet e fundit topin nga këmbë e tij e largoi Marcelo.

Mariano Diaz që u inkuadrua në lojë në minutën e 90+1', dyfishoi epërsinë e madrilenëve pas vetëm një minuuti

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin.

Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në xhiron e 27-të, madrilenët do të kenë punë me Real Betisin, gjersa katalunasit do të takohen me Real Sociedadin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7sehe1