Please enter at least 3 characters.

Real Madrid synon afrimin e De Ligt, gati shkëmbimi i bujshëm me Juventusin

2020/04/GettyImages-1170810101.jpg
267:"BRESCIA, ITALY - SEPTEMBER 24: Matthijs de Ligt of Juventus FC celebrate a Brescia Calcio self-goal during the Serie A match between Brescia Calcio and Juventus at Stadio Mario Rigamonti on September 24, 2019 in Brescia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi vazhdon të interesohet për transferimin e Matthijs De Ligt.

Mbrojtësi holandez iu bashkua bardhezinjve në verën e vitit 2019, por viti i tij i parë në Itali nuk ishte edhe aq i mirë.

20-vjeçari pati shumë luhatje në formë, ndërsa nuk po përshtatet mirë me futbollin italian dhe mund të largohet në verë.

Matthijs de Ligt. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Los Blancos mbetën skuadra më e interesuar për holandezin dhe raportet e tyre të mira me menaxherin Mino Raiola mund t’ia lehtësojnë afrimin e De Ligt në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi është gati ta sakrifikojë brazilianin Marcelo për të arritur te holandezi.

Mbrojtësi i majtë ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Mendy dhe është kërkuar nga Juventus.

Marcelo. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Gjithnjë sipas medieve spanjolle, presidenti i klubit Florentino Perez është gati ta dërgojë Marcelon në Juventus për të siguruar shërbimet e De Ligt.

Gjithsesi përveç Marcelos, Reali do të duhej të jepte edhe 40 milionë euro Juventusit për holandezin.

Në garë për qendërmbrojtësin e talentuar mbetet edhe gjiganti anglez Manchester United, që synon të përfshijë në marrëveshje me Pogban. /Telegrafi/