Please enter at least 3 characters.

Real Madrid po monitoron situatën e Kepas

2020/03/GettyImages-1190464921.jpg
259:"VALENCIA, SPAIN - NOVEMBER 27: Kepa Arrizabalaga of Chelsea reacts during the UEFA Champions League group H match between Valencia CF and Chelsea FC at Estadio Mestalla on November 27, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Kepa Arrizabalaga nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë te Chelsea.

Portieri i talentuar spanjoll ka humbur vendin e titullarit dhe ndeshjet në Ligën Premier, trajneri Frank Lampard ia ka besuar veteranit Willy Caballero.

Kepa u aktivizua në Kupën FA ndaj Liverpoolit dhe pati një paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe Chelsea tani është në dyshim nëse do ta shes atë ose jo.

Kepa Arrizabalaga. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Gjiganti spanjoll Real Madrid është duke përcjellë situatën e Kepas pasi synojnë ta transferojnë në Santiago Bernabeu.

Los Blancos e kishin kërkuar edhe disa vite më parë portierin, por çmimi i tij i lartë prej 80 milionë eurove kishte bërë që Reali të hiqte dorë nga ai.

25-vjeçari do ta mirëpriste një rikthim në La Liga, por dëshiron që të ketë në kontratë një numër të caktuar të ndeshjeve, pasi nuk është i kënaqur të qëndrojë gjithmonë si zgjedhje e dytë.

Chelsea mund të heq dorë nga ylli i tyre për një shumë prej 50 milionë euro. /Telegrafi/