Real Madrid – Atletico Madrid, formacionet zyrtare të derbit të ‘çmendur’ lokal
Real Madridi dhe Atletico Madrid kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Mbretërit janë nikoqir të rivalëve të tyre, Los Colchoneros, në ndeshjen e zjarrtë derbi e cila zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Alfredo di Stefano.
Ekipi i Zinedine Zidane vjen në këtë derbi me formë të përzier, por dëshiron fitore për t’u ngjitur edhe më tutje në tabelë.
Në anën tjetër, mysafirët e Diego Simeones nuk dinë për humbje në tetë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon dhe duan rezultat pozitiv edhe nga ky takim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Lucas Vazquez, Benzema, ViniciusAtletico Madrid: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso; Marcos Llorente, Hector Herrera, Koke, Carrasco; Luis Suarez, Joao Felix./Telegrafi/


