Please enter at least 3 characters.

Reagimi i Mikel Artetas pasi zbuloi se është infektuar me coronavirus

2020/03/GettyImages-1203568983.jpg
252:"BURNLEY, ENGLAND - FEBRUARY 02: Mikel Arteta, Manager of Arsenal reacts as he walks off after the Premier League match between Burnley FC and Arsenal FC at Turf Moor on February 02, 2020 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Bota e futbollit u trondit kur doli lajmi se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dalë pozitivë pas testeve me coronavirus.

Pandemia që ka pushtuar thuajse gjithë vendet e botës ka prekur edhe futbollistë, presidentë të klubeve e trajnerë futbolli.

Arsenali gjatë mbrëmjes të së enjtes konfirmoi se trajneri i tyre Mikel Arteta ka dalë pozitiv.

Klubi londinez ka futur gjithë punëtorët e saj, duke përfshirë zyrtarë, futbollistë e staf në izolim.

Mikel Arteta. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Trajneri spanjoll ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin pozitiv, por ishte i detyruar ta bënte testin pasi ishte ndjerë keq.

“Kjo që më ka ndodhur vërtetë është shumë zhgënjyese. E bëra testin pasi u ndjeva keq”, tha Arteta.

“Duhet t’i ndjek udhëzimet tani dhe shpresoj të rikthehem sa më shpejtë në punë", deklaroi tekniku spanjoll për faqen zyrtare të klubit.

Deri më tani në Angli numri i personave të infektuar ka arritur mbi 600, derisa 10 prej tyre kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/