Please enter at least 3 characters.

Reagimi fantastik i Maradonas për fjalët e Ronaldos se është më i miri në histori: Thuaj të mos ma çajë kokën (Video)

2017/12/maradona.jpg

Diego Maradona u pyet nga spanjollja AS se çfarë mendimi kishte për deklaratën e Cristiano Ronaldos menjëherë pas fitimit të ‘Topit të Artë’ numër pesë në karrierë.

Portugezi u shpreh se ai ishte më i miri në historinë e futbollit, gjë që shkaktoi shumë polemika.

Legjenda argjentinase, kur gazetari ia përmendi këtë deklaratë, tha duke qeshur:“Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën!”

“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari.

“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, përsëriti Maradona.

Pastaj Maradona renditi më të mirë në histori duke e futur edhe Cristiano Ronaldon, Johan Cruyffin, Lionel Messin dhe Alfredo Di Stefanon. /Top Channel/