Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në një pikë karburanti në Komoran
20/07/2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë karburanti në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar.
Rrethanat e vdekjes ende nuk janë sqaruar, ndërkohë autoritetet kompetente po merren me rastin.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të kontaktojë policinë por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.


