Rama: Punonjësi i shtetit që ka kryer punime pa leje do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vjet
03/10/2025
Kryeministri Edi Rama prezantoi në një konferencë për mediat nga Kryeministria masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin.
Ndër të tjera kryeministri rreshtoi edhe masat që do të merren ndaj punonjësve të shtetit që lejojnë ose kryejnë ndërtime pa leje, të cilët siç tha do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vjet.
“Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Nëse konstatohet që punonjësi i shtetit ka kryer punime pa leje do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vjet…Gjithashtu ky ligj parashikon largimin e menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal për inspektorët kur konstatohet mosvenie në dukje e shkeljeve”, tha Rama, njofton euronews.al.


