Please enter at least 3 characters.

Rama nga Berlini: Vlerësim nga çdo palë për dokumentin e Shqipërisë

2016/01/rama-nga-berlini-vler-euml-sim-nga-ccedil-do-pal-euml-p-euml-r-dokumentin-e-shqip-euml-ris-euml_hd.jpg

Sipas kreut të qeverisë, projektet kryesore që do të diskutohen në konferencë, janë mbështetur nga të gjitha palët pjesëmarrëse.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, Rama i cili ndodhet në Berlin mes kryeministrave të tjerë të Ballkanit, bëri me dije se dokumenti që do të paraqitet nga Shqipëria në konferencë po merr vlerësimin e të gjitha palëve.

“Nga çdo palë vlerësim për dokumentin e paraqitur nga Shqipëria! Konferenca startoi me ministrat e Ekonomisë së Gjermanisë, Austrisë, rajonit”, u shpreh Rama.

Përpara nisjes drejt Gjermanisë, Kryeministri Rama informoi mbi projektet kryesore që do diskutohen në Konferencën e Berlinit. Infrastruktura rajonale nëpërmjet projektit të “Korridorit të Kaltër”, krijimi i një rrjeti rajonal energjetik, thithja e investimeve për sipërmarrjen dhe arsimin profesional sipas modelit gjerman, si dhe turizmi, do të jenë katër shtyllat kryesore të agjendës së diskutimeve. /Telegrafi/