Please enter at least 3 characters.

Rakiq: Vuçiq e ka mbështetjen tonë për kompromisin me Kosovën

2017/09/Goran-Rakiq-foto-Ridvan-Slivova-02-e1543311514498.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë sonte kanë folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për situatën politike dhe atë të sigurisë.

Ai ka thënë se ndjehen të nderuar që për kompromisin në gjetjen e zgjidhjes me Kosovën do të konsultohen edhe serbët e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

Rakiq ka thënë për RTS se ky kompromis mund të arrihet përmes konsultimeve me shtetin, duke shtuar se përfaqësuesit serbë i kanë dhënë mesazhin Vuçiqit se ai e ka përkrahjen e tyre për këtë.