Please enter at least 3 characters.

Rafael Leao preferon një transferim te Barcelona

Sulmuesi anësor i Milanit, Rafael Leao mund të largohet këtë verë nga San Siro dhe destinacioni i preferuar i tij thuhet të jetë klubit katalunas, Barcelona.

Leao është shndërruar nga një i paprekshëm në të pashfrytëzueshëm për shkak të marrëdhënies së tij të tensionuar me trajnerin Massimiliano Allegri dhe mungesës së qëndrueshmërisë së tij.

Rossonerët kanë vendosur të përfitojnë nga ylli portugez për të ulur pagat e tyre, dhe e kanë ulur vlerësimin e tyre në 50 milionë.

Sipas mediumit Diario Sport, Milani është i hapur për të shitur sulmuesin e tyre superyllin portugez këtë verë.

Pavarësisht interesit nga Superliga e Arabisë Saudite, Leao i jep përparësi qëndrimit në Evropë dhe preferon një transferim te Barcelona.

26-vjeçari gjithashtu sinjalizoi dashurinë e tij për Blaugranët duke postuar së fundmi një imazh të Ronaldinhos legjendar në një El Clasico, duke e përshkruar brazilianin si më të mirin.

Disponueshmëria e Leao përputhet me kërkimin e Barçës për një sulmues të ri anësor për shkak të pasigurisë në lidhje me transferimin e përhershëm të Marcus Rashford.

Barça më parë është shprehur e interesuar për Leaon, me presidentin e rizgjedhur Joan Laporta që është një admirues i talentit të tij.

Për më tepër, klubi katalunas ka një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e Leaos, Jorge Mendes. /Telegrafi/